Presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendimi i Tribunalit të Hagës për burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqit ka qenë i pritur dhe se si president i s" />

10 vjet më parë Vuçiqi donte një rrugë me emrin e Mlladiqit

10 vjet më parë Vuçiqi donte një rrugë me emrin e Mlladiqit

Presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendimi i Tribunalit të Hagës për burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqit ka qenë i pritur dhe se si president i shtetit nuk mund të komentojë aktgjykimin përderisa ende nuk është i plotfuqishëm.

Në këtë deklaratë ai thotë se Serbia duhet të kthejë sytë kah e ardhmja dhe të mendojë se si t’u ndihmojë fëmijëve dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në vitin 2007, Vuçiq si një opozitar, ia kishte mësyrë që një rrugë në Beograd ta emërtonte me emrin e Mlladiqit, të cilin shteti e fshehu për 15 vjet dhe e pagoi financiarisht.

Tribunali i Hagës sot mori vendim për burgim të përjetshëm të Mlladiqit për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Bosnjë. Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 akuzat që ishin ndaj tij.