Dhjetë të burgosur në Kosovë tentuan të vetvriten brenda një viti

Dhjetë të burgosur në Kosovë tentuan të vetvriten brenda një viti

Dhjetë tentime të vetëvrasjeve janë raportuar gjatë vitit 2016, së paku deri më 7 nëntor të vitit të kaluar, sipas Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës,

Kështu është njoftuar nga raporti i përvitshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

“KRCT-ja vuri në dukje që shërbimet psikosociale në Burgun e Dubravës dhe Burgun e Sigurisë së Lartë janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme për nevojat e të burgosurve, përkundër disa përmirësimeve në Bugun e Sigurisë së Lartë. Nuk ka pasur pajisje legale apo instruksione administrative për trajtimin e të burgosurve me çrregullime. Më 7 nëntor, KRCT raportoi 10 tentime vetëvrasjesh. Avokuesit cituan që transferimet e shpeshta dhe trajtimi i ashpër kanë qenë faktorë kontribuues”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Në raportin e Byrosë, për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës, rasti i Astrit Deharit, aktivistit të Vetëvendosjes të cilët nuk e pranojnë versionin përfundimtar të hetimeve për Deharin, thuhet pa asnjë dyshim se ai është vetëvrarë.

“Me 5 nëntor, një aktivist i partisë Vetëvendosje, Astrit Dehari, kreu vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Vetëvrasjes së Deharit, i është kushtuar goxha shumë vëmendje në pjesën “Kushtet në Burgje dhe Qendrat e Paraburgimi në Kosovë”, teksa shpjegohet se ai ka qenë duke u mbajtur nën dyshimet për terrorizmin, saktësisht sulmin me granatë në objektin e Kuvendit të Kosovës të ndodhur me 5 gusht.