
Dhjetë persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku në aksident janë përfshirë pesë automjete.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:45 të së dielës.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, ku ka thënë se si pasojë e aksidentit ka edhe të lënduar që janë dërguar për tretman mjekësor.
“Të lënduar janë 10 persona të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK”, ka thënë Hoxha, duke mos dhënë detaje tjera.
Hoxha tha se Policia është në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.