10 rekordet e mëdha të Leo Messit në sezonin 2017/18

10 rekordet e mëdha të Leo Messit në sezonin 2017/18

Lionel Messi ka arritur 10 rekorde në sezonin aktual në La Liga.

Ylli i Barcelonës pati paraqitje mbreslënëse në fitoren e fundit të katalanasve ndaj Real Betisit.

Messi shënoi dy gola dhe dhuroi një asist, duke u vlerësuar me notën 10 për paraqitjen e tij, në fitoren e thellë 5:0 të Barcelonës.

Argjentinasi tani kryeson në La Liga në 10 kategori, përcjell Insajderi.

Messi po ashtu është lojtari i vetëm i La Ligas që ka shënuar 25+ gola në 10 sezonet e fundit.

Statistikat e Leo Messit për sezonin 2017/18 në La Liga:

Më së shumti gola – 19
Më së shumti gjuajtje në portë – 53
Numër të gjuajtjeve – 122
Gjuajtje nga goditjet e dënimit – 27
Pasime në pjesën e kundërshtarit – 949
Pasime të pranuara – 1236
Driblime – 188
Driblime të kompletuara – 116
Shanse të mëdha shënimi të krijuara – 21
Prekje të topit në zonën e kundërshtarit – 193 /Insajderi.com