10 ngjarjet më të rëndësishme në botën e biznesit momentalisht

27.01.2016 16:08
10 ngjarjet më të rëndësishme në botën e biznesit momentalisht

1. Apple ka dërguar 74.78 milionë iPhone në tremujorin e pushimeve në vitin 2015, duke mos arritur kështu pritshmërinë e analistëve të cilët kanë pritur që 75 milionë të tillë të dërgohen. Pikëpyetja më e madhe tani është, nëse njësiti i dërgesave të iPhonet do të bjerë në tremujorin aktual, siç shumë analist presin që të ndodhë.

1

2.. Sipas drejtorit të kompanisë Tim Cook, një faktor vital në humbjet e kompanisë ishte “bota e trazuar përreth nesh,” e cila po ia bënë më te vështirë kompanisë të shes produktet e saj jashtë vendit. “Ne jemi duke parë disa rrethana të jashtëzakonshme, diçka që nuk e kemi hasur kurrë më parë,” tha Cook.

2

3. Fitimet industriale të Kinës kanë rënë shumë në dhjetor të vitit të kaluar, një rënie prej 4.7% krahasuar më një vit më parë, sipas të dhënave që ka lëshuar Zyra kombëtarë kineze e statistikave. Kjo ulje tregon rënien më të madhe te fitimeve që nga gushti i 2015.

3

4. Parlamenti danez miratoi një ligj jashtëzakonisht të diskutueshëm të martën, që ka për qëllim të pengoj njerëzit të kërkojnë azil në shtetin danez.

4

5. Koreja e Jugut tha të mërkurën se dyshohen që Korea e Veriut po përpiqet të bëjë sulme kibernetike kundër objektivave në jug, pas një testi bërthamor nga ana e veriut këtë muaj që sfiduan sanksionet e vëna nga Kombet e Bashkuara.

5

6. Projekti sekret i kompanisë Google që të dërgoj porosi me dron, mund të përfshijë një përbërës  që të paketojë gjërat me siguri të lartë.

6

7. Ammon Bundy, lideri i “militia” të Oregonit, që kishte okupuar zonën e parkut kombëtar “Malheur National Wildlife Refuge” në lindje të Oregonit, është arrestuar të martën nga Fbi.

7

8. Gazetarët e “Financial Times” janë duke u përgatitur që të shfaqin mosmarrëveshjet që kanë me kompaninë rreth pensioneve. Një raport nga Unioni Kombëtar i Gazetarëve tregon se mosmarrveshja buron nga “refuzimi i menaxhmentit të respektojë premtimet e pensioneve.”

8

9. Kevin Weil, një nga drejtuesit e lartë që u largua nga rrjeti social ‘Twitter’, do të behët pjesë e Instagram, thonë raportet e fundit.

9

10. Menaxheri i kampanjës elektorale të Barack Obamës në vitin 2012 Jim Messina, është punësuar nga kampanja ekzistuese që ka për synim mbajtjen e Britanisë së madhe në Unionin Evropian në referendumin që do mbahet për këtë çështje. Messina është i njohur për përdorimin e teknologjisë inovative.