10 milionë euro në janar – skuadra italiane e kërkon Rashicën

10 milionë euro në janar – skuadra italiane e kërkon Rashicën

Krerët e Lazios kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e anësorit nga Kosova, Milot Rashica në ndeshjen që ekipi i tij, Vitesse e humbi 3 me 2 nga ekipi italian.

Sipas gazetës italiane “Il Messaggero”, Lazio është duke përgatitur një ofertë për Rashicën, për të cilin interesim ka shprehur edhe Napoli.

Vlera e përfaqësuesit të Kosovës llogaritet 10 milionë euro, por Lazio shpreson se drejtori sportiv Igli Tare mund të ndihmojë personalisht në arritjen e marrëveshjes për të. /Insajderi.com