10 kriminelët që tmerruan botën, midis tyre edhe dy femra

10 kriminelët që tmerruan botën, midis tyre edhe dy femra

Ata kanë qenë anëtarë të bandave ose organizatave kriminale që janë të njohura për përfshirje në kryerjen e akteve të ndaluara nga ligji, veçanërisht vrasjeve.

Këta njerëz kanë qenë aktivë në disa zona të botës, si në Evropë, Azi, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine.

U bënë të njohur për numrin e shumtë të vrasjeve që kanë bërë në të kaluarën, mënyrën se si i vrisnin viktimat e tyre, ose për rëndësinë e njerëzve që ata vrisnin. Kjo është lista e 10 kriminelëve që “tronditën” botën.

  1. Lordi meksikan i drogës, Joaquin Archivaldo Guzman është cilësuar si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë. Para se të arrestohej ai kishte një pasuri prej 1 bilion dollarësh.
  2. James Burke i njohur me nofkën irlandezi do të mbahet mend gjithmonë për vrasjet brutale të një numri të madh njerëzish që kreu në vitet 1970.
  3. Jacques Mesrine njihet si krimineli modern francez, i cili do të mbahet mend për shkak të operacioneve plastike të fytyrës. Nofka e tij ishte njeriu me 100 fytyra.
  4. Frank Costello i njohur si kryeministri ishte bos i krimit italian që njihej për popullaritetin e tij si një ndër liderët e grupeve kriminale më të rrezikshëm në SHBA.
  5. Semion Mogilevich i njohur si zoti i mençur sepse kishte një diplomë në ekonomi është kryetari i krimit të organizuar në Ukrainë.
  6. Griselda Blanco e njohur si kumbara e kokainës ishte drejtuesja më e madhe e tregtisë së drogës në Majemi.
  7. Lordi kolumbian i drogës, Pablo Escobar kontrolli disa perandori droge dhe vrau mijëra njerëz në të gjithë botën.
  8. Al Capone ishte një gangster amerikan që ia dedikoi jetën e tij kontrabandës së pijeve dhe prostitucionit.
  9. John Gotti u konsideruar si krimineli i fundit i stilit hollivudian, një njeri që shkonte në sallën e gjyqit dhe dilte sërish, i pafajshëm.
  10. Ksie Kajping një kriminele kineze e cila njihet me si kumbara. Ajo zotëronte makina dhe vila të shumta luksoze.