Artikull i sponsorizuar

Më 1 shtator fillon Festivali më i madh i muzikës elektronike në vend “The Summit Fest”

Më 1 shtator fillon Festivali më i madh i muzikës elektronike në vend “The Summit Fest”

Ka mbetur vetëm edhe një ditë para fillimit të Festivalit më tepër folun të muzikës elektronike në vend, The Summit Fest. Të premten, më 1 shtator, në hapësirën e njohur si “te koshat” në parkun e Gërmisë në Prishtinë, do të nisë edicioni i tretë i festivalit ku do të performojnë 15 artistë të muzikës elektronike.

Për dy net radhazi, 1 dhe 2 shtator, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t’i kalojnë orët e mbrëmjes me muzikë elektronike të mirëfilltë e cila nuk do të ndalet deri në mëngjesin e ditës së nesërme.

“Sivjet do të dominojë muzika techno Franceze që konsiderohet një ndër vendet me muzikën elektronike më të zhvilluar në Evropë, por do të kemi edhe disa artistë shumë të njohur të muzikës Techno nga Italia, Gjermania dhe Franca.

Sigurisht që nuk mungojnë as artistë nga Kosova, që do t’i japin festivalit një shije shumë unike, sikurse në edicionet e kaluara.

Secili prej këtyre artistëve i ka karakteristikat unike të cilat i bëjnë veçues në stilin e muzikës së tyre, të cilët do të sjellin atmosferë marramendëse” tha EmbetaTahiri, nga kompania MODUS që është kreator dhe organizator i Festivalit.

Artistët që sivjet do ta shënjojnë këtë edicion jane: Dolby D, Process 404, Airod B2B Mayeul dhe I Hate Models; nga Franca, Warin D, Antwerp Hand dhe A-909 nga Italia, Jasmine Azarian nga Gjermania, Jeanne nga Austria si dhe nga Kosova Megan, Nani Killa, Mindbend, Ersanndhe Buda.

I Hate Models do të performojë për herë të parë në Ballkan. I Hate Models njihet për zhanrin e tij të veçantë të cilin e emëroi si techno melankolike.

Dolby D është një ndër pionierët e zhanrit tekno në Francë, i cili do të performojë në natën e parë të festivalit dhe është ndër emrat më të mëdhenj të këtij edicioni.

Jasmine Azarian është rezidente në njërin prej klubeve më të mëdha në botë “Tresor Berlin”, e cila gjithashtu do të performojë në natën e parë të festivalit.

Airod dhe Mayeul janë artistë shumë të vlefshëm në muzikën elektronike të kohës tonë dhe përfshirja e melodive të veçanta i bënë ata që të jehojnë kudo në Evropë dhe më tej.

Proces 404 artisti më i rinë line up tonë, përmes tingujve të Evropës së vjetër modernizon aq shumë muzikën elektronike saqë kjo e bënë shumë speciale performimin e tij në edicionin e tretë The Summit Fest.

Jeanne artist i cili historinë revolucionaliste e shprehë përmes tingujve abstrakt si zhanër elektronik.

Italianet Antwerp Hand dhe A-909 vijnë si E.S.S.S (Electronic’s Sons) për të ofruar një show unik të B2B.

Nani Killa dhe Mind bend në natën e parë të The Summit Fest vijnë më një versus mode ku artistët garojnë me njëri-tjetrin për të sjellë tingujt më të padëgjueshëm. Mënyra e miksimit të tyre së bashku është diçka shumë speciale dhe një set i tillë do të dëgjohet për herë të parë në Kosovë.

Megan vjen me përzierje të tingujve autokton në kombinim me shpirtin berlinesk për sa i përket zhanrit elektronik.

Ersann është një artist në ngritje i cili ka lansuar shumë tracks nëpër record labels në Francë, Spanje, Itali dhe Gjermani. Artist i Dolma Records, record labelit të Dobly D i cili po ashtu është pjesëmarrës në The Summit electronic music festival.

Buda njëri ndër artistet më të veçantë lokal ka premtuar një show të vërtetë i cili do të nisë natën e parë të kësaj feste, ndërsa

Warin D i cili për momentin njihet si artisti numër një i technos industriale në Itali, do të për mbyllë festivalin, në orët e hershme të mëngjesit të ditës së diel.

Ky eveniment sivjet është fuqizuar nga Henineken, lëngjet Sola dhe AMC (skena, efektet vizuale dhe zërimi).

Komuna e Prishtinës e ka mbështet festivalin dhe për mbarëvajtjen e tij do të kujdeset Policia e Kosovës

Biletat janë në shitje në disa pika në Kosovë por gjithashtu mund të blihen në hyrje të festivalit.

Për më shumë informata vizioni faqen e festivalit në facebook: /thesummitfest/ www.thesummitfest.com