1 milion njerëz zbarkojnë në Mekë për haxh

Vitin e kaluar, mbi 2,000 pelegrinë kanë vdekur nga rrëmuja afër Mekës.

1 milion njerëz zbarkojnë në Mekë për haxh

Rreth 1.32 milion myslimanë nga e gjithë bota kanë arritur në Arabinë Saudite për pelegrinazhin vjetor të Haxhit, që nis të shtunën.

Autoritetet saudite kanë shtuar masat e sigurisë për të parandaluar rrëmujat e mundshme.

Vitin e kaluar, mbi 2,000 pelegrinë kanë vdekur nga rrëmuja afër Mekës.

“Kam frikë se mund të ketë rrëmujë. Lus Zotin që autoritetet të mbajnë gjithçka nën kontroll dhe gjërat të shkojnë mirë”, tha një besimtare.

Haxhi konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të Islamit./REL