1 mijë euro doganë “për gjëra të tjera” – ankohet mërgimtari [video]

18.11.2017 20:51
1 mijë euro doganë “për gjëra të tjera” – ankohet mërgimtari [video]

Një mërgimtar i cili jeton në Gjermani ankohet se në doganën në kufi në Merdare ka paguar afro 1000 euro për disa gjëra të vjetra që i ka pasur në veturë. Ai thotë se ato gjëra nuk kanë pasur aq vlerë. Ndërkohë zyrtarë të doganës thonë se sasia e mallit e ka kaluar masën e lejuar për persona fizik.

 

Adem Rrahimi ka 25 vjet që jeton në Gjermani. Ai këtë muaj ka ardhur për pushime në Kosovë. Por pushimi nuk i ka shkuar ashtu si e kishte paramenduar. Ai pretendon se ka paguar afër 1000 euro në doganë për disa gjëra të vjetra që i ka pasur në veturë.

Por në dokumentet që i ka lëshuar dogana figuron të ketë paguar vetëm 600 euro.

Ai thotë se edhe dy punëtorë të terminalit i kanë kërkuar ryshfet por që nuk ka pranuar tu jap.

Rrahimi derisa po kalonte kufirin nga Serbia në Kosovë në Merdare oficerë doganorë kanë vlerësuar se ka sasi të madhe të mallrave. Ata e kanë përcjellë në terminalin doganor për zhdoganim pasi sasia ka kaluar atë të personave fizik.

Megjithatë për KTV-në Rrahimi thotë se nuk do ta lë me kaq. Thotë se do të ankohet në instanca më të larta për siç pretendon ai, të gjejë drejtësi për këtë rast.