1.6 ton drogë e lidhur me kushërinjtë e Saimir Tahirit

1.6 ton drogë e lidhur me kushërinjtë e Saimir Tahirit

Dosja e gomones me 1,6 ton drogë, që u kap në fundjavë në Greqi, ka lidhje me çështjen “Habilaj”.

Kështu bën të ditur gazeta e madhe greke, Kathimerini që i referohet burimeve nga hetuesia.

Sipas gazetës, destinacioni përfundimtar i kanabisit ishte Turqia, prej  nga do te merrej në këmbim një sasi e madhe heroine. “Transalpini” ishte  planifikuar të bëhej më heret po u pezullua për shkak të zhvillimeve në  çështjen Habilaj, pretendon Kathimerini.

Sipas gazetes greke, grupi që u kap të shtunën dhe të dielën kishte bërë edhe dy tentativa të tjera për të transportuar sasi të mëdha droge. E para ishte  një ngarkesë prej 1,5 ton kanabis për Itali. Atëherë ishin arrestuar 2  grekë dhe 5 shqiptarë. Në të dytën, ishte kapur nje sasi prej 2,3 ton  kanabis dhe ishin arrestuar një shtetas italian, 63 vjeç dhe një  shqiptar, 24 vjeç. Të dy operacionet ishin zhvilluar në bashkëpunim me  Guardia di Finanza.

Në të dy këto raste, ashtu si dhe të shtunën, mjetet e transportit i  përkisnin një biznesmeni grek që u arrestua të dielën në vazhdën e  operacionit që pasoi kapjen e gomones me 1,6 ton kanabis.

63-vjeçari është një biznesmen i njohur që ka dy restorante me emër, një në ishullin kozmopolit Mykonos dhe një tjetër në sheshin Kolonaki, një nga zonat më të shtrenjta të Athinës.

11 të arrestuarit gjatë të shtunës e të dielës kanë kërkuar t’u jepet një afat para se të paraqiten në hetuesi. Kështu, ata do të fillojnë të paraqiten me radhë nga e mërkura, të enjten dhe të premten.

Sipas avokatëve mbrojtës, njëri prej të arrestuarve akuzohet si drejtues i organizatës kriminale, ndërsa të tjerët si pjesëmarrës në këtë organizatë. Gjithashtu nga tre personat që ndodheshin në bordin e  gomones, dy shqiptare dhe një italian, akuzohen edhe për rezistencë ndaj  autoriteteve dhe njëri prej tyre edhe për armëmbajtje pa leje./ora