1.4 ton kokainë e kamufluar me emrin e Leo Messi

1.4 ton kokainë e kamufluar me emrin e Leo Messi

Lionel Messi nuk është më vetëm një emër, e aq më pak vetëm një futbollist. Kur thua Messi nënkuptohet perfeksioni, shpejtësia, taktika dhe zgjuarsia në lojë.

Tashmë emri i asit argjentinas është një brend, që nuk qëndron vetëm brenda kornizave ligjore.

Me emrin e tij në mendje, trafikantët amerikano-latinë kanë quajtur cilësinë më të lartë të kokainës. Ajo që habiti autoritetet është se droga ishte e paketuar me ambalazhin dhe e ndarë sipas cilësisë. Veç cilësisë “Messi”, në të gjeje edhe cilësinë “Real Madrid”.

Bëhej fjalë për një dërgesë prej 1.4 tonësh, drogë e pastër të bllokuar nga autoritetet peruane këtë javë.

Destinacioni i saj ishte Belgjika dhe nëse dërgesa do të mbërrinte në tregjet evropiane do të kapte një vlerë prej 80 milionë eurosh./TCh/