1.2 milionë njerëz nënshkruajnë peticionin për të larguar përditësimin e ri të Snapchat

1.2 milionë njerëz nënshkruajnë peticionin për të larguar përditësimin e ri të Snapchat

Mbi 1.2 milionë përdorues të Snapchat janë shpërfillur pasi kjo kompani zyrtarisht ka lansuar përditësimin e ri të këtij aplikacioni që nga fillimi i muajit shkurt.

Në një përgjigje zyrtare në Change.org, ku përdoruesi Nic Rumseu ka bërë këtë peticion të quajtur “Heqja e përditësimit të ri të Snapchat”, ku ekipi i snapchat ka shkuar se ata: “E kuptojnë shumë mirë se Snapchat i ri ka bërë që shumë njerëz të ndihen të parehatshëm.”

Në këtë deklaratë thuhet edhe se aplikacioni do të ‘adaptohet’ për secilin përdorues e do të bëhet ‘më i mençur me kalimin e kohës’.

Aty është prezantuar edhe përditësimi i ri që pritet të dal për këtë aplikacion, ku do ti shtohen edhe butonat si ‘Shokët’ e ‘Gjeni’ për ta bërë atë më të lehtë për përdoruesit që ti gjejnë ata që dëshirojnë.

Përditësimi i ri i Snapchat ka ridizajnuar mënyrën se si storiet e shoqërisë ndahen në mes të njerëzve që njohim nga yjet e showbizit e markat.