Policia e Kosovës demanton Dreçunin dhe mediet serbe

Policia e Kosovës edhe një herë ka demantuar deklaratën e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Dreçun dhe të gjitha deklarimet e zyrtarëve politik serbë, të cilët kanë akuzuar qytetarët e Kosovës për vendosjen e mjeteve shpërthyese në hekurudhat në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës demanton Dreçunin dhe mediet serbe

Policia ka demantuar mediet serbe, të cilat të shtunën kanë publikuar informacione se kinse qytetarët e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë vendosur mjete shpërthyes, me qëllim të parandalimit të futjes së trenit të pa autorizuar në Kosovë, deklarata këto këto janë cilësuara si dezinformuese dhe të pavërteta.

“Siç e kemi sqaruar edhe më parë, po e ritheksojmë dhe sqarojmë se referuar situatës së krijuar rreth qarkullimit të trenit, ka pasur deklarime dhe publikime të informacioneve të ndryshme në portalet dhe mediumet serbe, se është vendosur mjet shpërthyes (është minuar hekurudha) në territorin e RKS-së”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërkaq, Policia ka reaguar edhe ndaj komenteve të Milovan Drecun, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, i cili ka akuzuar Policinë e Kosovës për vendosjen e mjeteve shpërthyese në hekurudhë.

“Policia e Kosovës edhe një herë demanton fuqishëm deklaratën e Milovan Drecun dhe të gjitha deklarimet e zyrtarëve politikë serbë, të cilat kanë deklaruar dhe publikuar informacione se kinse qytetarët e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë vendosur mjet shpërthyes, me qëllim të parandalimit të futjes së trenit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Treni me sloganin “Kosova është Serbi” i nisur të shtunën paradite nga Beogradi, e që parashihej të mbërrinte rreth orës 19:00 në Mitrovicë, u ndal në Rashkë të Serbisë, pas urdhrit të dhënë nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq. /Insajderi.com