Barcelona ka njoftuar se Ernesto Valverde do të jetë trajner i ri i skuadrës së parë.
Vetëm dy ditë pasi Luis Enrique drejtoi për herë të fundit Barcelonën, skuadra katalunase ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për spanjollin Ernesto Valverde, i cili deri në fund të këtij sezoni ka drejtuar skuadrën e Athletic Bilbaos, ku së fundmi siguroi pjesëmarrjen në Europa League.
Valverde në të kaluarën kishte qenë edhe lojtar i Barcelonës, ashtu edhe sikurse Luis Enrique.