​Vritet një person në Gjilan, Policia arreston dy të dyshuar

​Vritet një person në Gjilan, Policia arreston dy të dyshuar

Një person është vrarë të dielën pasdite në Gjilan. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.

Për rastin, PK ka njoftuar në raportin 24 orësh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshjeje njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës”, njofton Policia.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thotë njoftimi.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.