​Policia në Gjermani parandaloi një atentat me bombë

​Policia në Gjermani parandaloi një atentat me bombë

Shefi i policisë gjyqësore gjermane theksoi sot se një atentat me bombë biologjike me ricin, një helm shumë i fuqishëm, ishte parandaluar, pas arrestimit javën e kaluar të një tuniziani në Këln.

“Ka pasur në këtë çështje përgatitje konkrete për kryerjen e një akti të tillë, me një lloj bombe biologjike dhe bëhet fjalë në Gjermani për diçka të pazakontë”, deklaroi Holger Münch për radion publike gjermane.

Ai theksoi se i dyshuari, i arrestuar javën e kaluar kishte filluar prodhimin e ricinës dhe se hetimet përmbanin elemente që përqendroheshin në lidhjet me organizatën e Shtetit Islamik.

“Kontrollet kanë treguar se i dyshuari kishte prodhuar në fakt ricin, helmi më i fuqishëm i njohur deri tani”, theksoi shefi i policisë. Ai është 6 000 herë më i fuqishëm se cianuri. Bëhet fjalë për substancën më vdekjeprurëse në rast gëlltitjeje, inhalacioni apo injektimi dhe kundër të cilit nuk ekziston kundërhelm. Është hera e parë që autoritetet e kanë thënë qartë se një atentat me bobë të mbushur me ricin po përgatitej.

Javën e kaluar gjatë arrestimit të një tuniziani nga forcat e elitës së policisë gjermane, drejtësia kishte folur për dyshime, por pa shkuar më tej.