Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në �" />

​Limaj ngushëllon familjen e rapsodit Hashim Shala

​Limaj ngushëllon familjen e rapsodit Hashim Shala

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen e rapsodit Hashim Shala i cili ka ndërruar jetë sot.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka vlerësuar lart kontributin e rapsodit Hashim Shala, i cili sipas Limajt, me këngët e tij folklorike ishte frymëzim për shumë gjenerata.

“Rapsodët si Hashim Shala me këngët e tyre folklorike e kanë ruajtur dhe kultivuar kujtesën tonë historike ndër vite. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë pëlqyer muzikën e rapsodit Hashim Shala”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’