Ai ka th" />

​Konjufca: Thaçi-Vuçiq çift i ndërvarur, në valle edhe Mogherini

​Konjufca: Thaçi-Vuçiq çift i ndërvarur, në valle edhe Mogherini

Kryetari i Grupit Parlamentar në Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për rolin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë që “duhet të refuzohet absolutizmi i Thaçit, të kundërshtohet uzurpimi që po i bënë procesit dhe mos të tolerohet vet-mandatimi i tij që  të shkojë në bisedime dhe të vendosë çka do ai”.

Madje ai ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi po i konvenon edhe përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mohgerini, shkruan KP.

Këto komente Konjufca i ka bërë në seancën e re plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

“Vuqiç për Thaçin mendon që paraqet shansin e përkryer për një kompromis të majmë, me Thaçin synon të arrijë edhe BE-në edhe autonominë serbe në Kosovë.  Kurse Thaçi për Vuçiqin mendon që ai paraqet shansin e përkryer për ta shpëtuar nga  gjithë ata faktorë të fuqishëm që mendojnë se i ka ardh koha të largohet nga skena politike. Presidenti ynë mendon që nëse dikush prej fuqive të mëdha dëshiron ta heq qafe, ai e ka në dorë së bashku me Vuçiqin skenarin e stabilitetit rajonal, i cili edhe mund të rrezikohet nëse këta të dy dëshirojnë. Në këtë mënyrë ata janë bërë çift i ndërvarur, dhe Mogherinit po i pëlqen ky vallëzim sepse po dëshiron që me çdo kusht që gjatë mandatit të saj të arrijë një marrëveshje Kosovë-Serbi”, ka thënë Konjufca.