​“E ofendoi Ronaldon, u shit në Real Madrid”

​“E ofendoi Ronaldon, u shit në Real Madrid”

Dora e djathtë e Tony Blair dhe shoku i Alex Ferguson, Alistair Campbell ka rrëfyer largimin e Rud Van Nistlerooy nga Manchester United

Alistair Campbell ka treguar se si sulmuesi holandez, Ruud Van Nistlerooy u largua nga MAnchester United shkaku i fyerjes që i bëri Cristiano Ronaldos.

Ai në biografinë e tij tregon se si Alex Ferguson nuk dinte se çfarë të bënte me Nistelrooyn, i cili i kishte thënë se Ronaldo ka gjetur babain e tij të dytë në Carlos Querez, vetëm pak kohë para se babai i tij të vdiste për shkak të alkoolit.

Nistelrooy kërkoi më vonë falje, por Ronaldo nuk e pranoi atë.

Sulmuesi holandez vetëm pak kohë më pas u largua nga Unitedi për të kaluar në Real Madrid, atje ku Ronaldoi iu bashkangjit në verën e vitit 2009, por Nistelrooy u largua në janar të vitit 2010 për të kaluar në Hamburg.