​Ahmeti falënderon deputetët evropianë të krahut socialdemokrat për vizat

​Ahmeti falënderon deputetët evropianë të krahut socialdemokrat për vizat

Partia Socialdemokrate e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media bën të ditur se kryetari i partisë Shpend Ahmeti me anë të një letre ka falënderuar Grupin Parlamentar Socialdemokrat (S&D) në Parlamentin Evropian dhe raportuesen e Parlamentit Evropian për vizat për Kosovën, për mbështetjen e tyre në dobi të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Duke e shprehur nevojën e liberalizimit të vizave para zgjedhjeve evropiane, çmimin e izolimit nuk duhet ta paguajnë tutje qytetarët e Republikës për shkak të politikanëve të korruptuar”, thuhet në komunikatën e PSD-së.