​Ngatërresa për një femër në Vjenë: dyshohet se shqiptari e vrau serbin

21.08.2017 19:18
​Ngatërresa për një femër në Vjenë: dyshohet se shqiptari e vrau serbin

Mediat e rajonit shkruajnë se gjatë një ngatërrese, një shqiptar e ka therë me thikë një shtetas serb.

Shtetasi serb Perica Gavrilovic është vrarë nga një shqiptar, shkruajnë mediat serbe dhe ato të rajonit. Gazeta “Vecernji List” shkruan se autori i vrasjes tashmë është identifikuar ndërsa ndodhet në arrati, përcjell në shqip Gazeta Express.

“Kjo tragjedi ka ndodhur në afërsi të kafiterisë “Space bar lounge” të cilin Gavrilovic e ka mbajtur me dy miq të tij. Ai dhe kamarieri, 28 vjeçar, shtetas i Bosnjë e Hercegovinës në mëngjesin e kobshëm kanë dalur bashkë nga kafiteria duke ecur në drejtim të shtëpive të tyre përgjatë rrugës ‘Ottakringer strasse’ ku kanë hasur në dy shqiptarë dhe dy vajza shtetase serbe. Pas një fjalosjeje njëri prej shqiptarëve e ka nxjerrë thikën duke e therrë në barkë kamerierin ndërkohë që serbin Gavrilovic e ka therrë direkt në zemër”, shkruan gazeta serbe ‘Vecernji’.

Ngjashëm raporton edhe e përditshmja austriake ‘Die Presse’, shkruan Gazeta Express. Duke cituar raportet policore, ky medium, shkruan se deri tek ngjarja që përfundoj me një të therrur për vdekje erdhi pasi serbi i vrarë 37 vjeçar kishte komplimentuar gruan me të cilën shoqërohej i dyshuari shqiptar.

“Në ketë kohë, ende sheh një femër kaq të bukur”, citohet të ketë thënë serbi në drejtim të shqiptarit dhe gruas së tij, duke iu referuar kësaj të fundit, para se të sulmohej për vdekje.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të shtunën, pas orës 4 të mëngjesit. Më pas i dyshuari, që sipas mediave serbe është shqiptar është larguar nga vendi i krimit, bashkë me gruan që shoqërohej më të.

Nga ana tjetër, ‘Die Presse’ citon zëdhënësin e Policisë austriake Thomas Keiblinger të ketë thënë vetëm se i dyshuari për vrasjen në Vjenë ndodhet në arrati, por pa dhënë detaje rreth identitetit të tij.